Finalja e Champions, përfundon pjesa e parë, Real-Atletico 1-0

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në “San Siro” ka përfunduar pjesa e parë e finales së Champions League mes dy ekipeve madrilene, ku 45 minutat e para janë vendosur nga një gol i dyshimtë i Sergio Ramos dhe Reali është duke udhëhequr minimalisht 1-0 ndaj Atletico-s.

“Los Blancos” e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 15 me anë të mbrojtësit Sergio Ramos.

Bale devijon topin që vinte nga një goditje dënimi dhe Ramos e dërgon në rrjetë. Lojtarët e Atletico-s pretenduan për pozicion jashtë loje, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Atletico tentoi më shumë drejt portës së Realit, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalja spanjolle Real Madrid- Atletico Madrid

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?