Finalja Vllaznia-Egnatia, një tifoz kapet nga policia me çantën plot me fishekzjarrë

Policia e Tiranë ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve për t’u futur në stadium i janë gjetur fishekzjarrë në një çantë.

“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.

Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?