Finlanda mbështet Kosovën, zv/kryeministrja Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, është simbol pajtimi

Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe zv/kryeministrja, Donika Gërvalla priti në një takim homologen nga Finlanda, Elina Valtonen. Biseda u përqendrua në sfidat e sigurisë, me rolin e NATO-s që vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit. Duke shprehur synimin e qartë për anëtarësim në Aleancën e fuqishme perëndimore, Gërvalla foli për hapjen e urës së Ibrit.

“Kemi diskutuar edhe për zhvillimet në veri të vendit e veçanërisht për situatën e urës kryesore në Mitrovicë. Kjo urë e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite duhet të hapet, vetëm kështu ajo është shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj, duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës foli jo vetëm për çështje të sigurisë, por edhe për ato të integrimit dhe ekonomisë. ”Kemi biseduar për dialogun e Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse në kuadër të KFOR-it edhe për veprimet në kuadër të EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Finlanda siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve dhe jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që është e mundur që të ju mbështesim në këtë rrugë”, u shpreh ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?