Fino shpërthen ndaj Dukës: Po manipulohen zgjedhjet!

Kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka dalë me një deklaratë në mediat sociale duke akuzuar presidentin Armand Duka dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku, se duan të manipulojnë garën. Ai thekson se ka garë të padrejtë, pasi lista e të deleguarve nga klubet për të drejtë vote nuk i është vënë në dispozicion.

Reagimi i plotë:

“FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Bashkim Fino

Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cenuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.

Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt. Për këtë dal garant!”, Fino.

Fotografia e Bashkim Fino

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?