Fiorentina eliminon Atalantën në Kupën e Italisë, sfidon Interin në çerekfinale (VIDEO)

Fiorentina ka dhuruar një nga surprizat më të mëdha në Kupën e Italisë duke eliminuar Atalantën. Skuadra e Iachinit fitoi 2-1, edhe pse në minutat e fundit luajti me 10 futbollistë.

Ndeshja do të niste me gol për skuadrën vjollcë që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të. Pas një aksioni të bukur në krahun e majtë, Dalbert shërben në zonë për Cutronen, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë. Atalanta kërkon të reagojë, por e ka të vështirë gjetjen e hapësirave.

Trajneri Gasperini bën disa ndryshime në pjesën e dytë duke hedhur në fushë edhe sulmuesit titullarë si Ilicic dhe Gomez. Do të ishte slloveni, ai që do të vendoste baraspeshën në minutën e 67-të, pas një topi mjaft të mirë të Malinovsky-it nga krahu i majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fiorentina mori një tjetër goditje pas daljes me karton të kuq (dy të verdhë) të Pezzellas nga një simulim në zonë. Gjithsesi vendasit do të befasonin duke shënuar edhe golin e avantazhit dhe të kualifikimit me Lirolën. Në çerekfinale vjollcët do të sfidojnë Interin, që u kualifikua ndaj Cagliarit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?