Fiorentina jep lajmin e hidhur, Ribery do të operohet

Fiorentina nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionatin italian, por problemet janë të shumta edhe jashtë fushave. Trajneri Montella duhet të bëjë pa një prej yjeve të skuadrës, Ribery, për një kohë të gjatë.

Sulmuesi francez është ndalur për shkak të një problemi në kavilje më 30 nëntor, por ditën e sotme klubi vjollcë ka njoftuar se francezi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Në këtë mënyrë Ribery pritet të mungojë për një periudhë të gjatë duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij. Edhe pse e nisi mjaft mirë kampionatin me një ndeshje fantastike ndaj Juventusit, fati nuk ishte me të, ndërkohë që Fiorentina duhet të mendojë për të gjetur një tjetër alternativë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP