Fiorentina kërkon të marrë në skuadër Christian Shpendin
Fiorentina ka qartësuar objektivin kryesor të merkatos pas deklaratave të trajnerit Stefano Pioli pas miqësores me Manchester United: skuadrës i duhet një sulmues që “di të marrë thellësinë”.
Në fillim të verës, vjollcët nuk ishin të sigurt për të ardhmen e Moise Kean, por performanca e mirë e sulmuesit italian ka larguar çdo dyshim. Tani klubi synon të marrë një profil që mund të udhëheqë repartin ofensiv, jo thjesht të zëvendësojë Kean-in.
Sipas Corriere dello Sport, kandidati më i spikatur është Cristian Shpendi, 22-vjeçar shqiptar i Cesena-s, i vlerësuar si opsioni ideal për të shmangur gabimet e sezonit të kaluar, kur mungoi një zëvendësues i denjë në qendër të sulmit. I ri, premtues dhe me hapësira për rritje, Shpendi shihet si investim afatgjatë.
Alternativat nuk mungojnë: Jacques Siwe, sulmues franko-kamerunas i Guingamp, është në vëzhgim, ndërsa Dominic Calvert-Lewin, ish-lojtar i Evertonit dhe aktualisht lojtar i lirë, ka shprehur hapur dëshirën për të provuar një aventurë në Itali.
KOHA JONË SONDAZH

