Fiorentina mund Bolognën dhe ia dedikon fitoren Commisso-s

Të tronditur nga ndarja nga jeta e presidentit Rocco Commisso, i cili u shua të premten në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, Fiorentina gjeti forcën për të triumfuar 2-1 ndaj Bolognës në “Dall’Ara”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A. Një fitore me peshë emocionale, e arritur në nder të patronit të klubit, pas vendimit të “viola”-ve për të luajtur dhe jo për të kërkuar shtyrjen e takimit.

Pas një minute heshtje prekëse dhe me shirit zie në krah, Fiorentina mori kontrollin e lojës. Goli i parë i Ndour u anulua për pozicion jashtë loje, por në minutën e 19-të Mandragora kaloi miqtë në avantazh pas asistit të Gudmundsson, duke festuar me një fanellë kushtuar “Rocco”-s. Në fund të pjesës së parë, Piccoli dyfishoi shifrat.

Bologna reagoi në minutat e fundit dhe shkurtoi diferencën me Fabbian, por Fiorentina rezistoi deri në fund, duke marrë tre pikë të rëndësishme që e çojnë në kuotën e 17 pikëve dhe e mbajnë gjallë në garën për mbijetesë. Bologna mbetet në 30 pikë, duke pësuar humbjen e shtatë sezonale

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?