Fitoi medalje argjendi në Olimpiadën e Parisit, xhudistja Distria Krasniqi reagon me mesazh emocionues

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka reaguar në rrjetet sociale pas triumfit të saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Krasniqi fitoi medaljen e saj të dytë Olimpike, pasi mori të argjendtën në Paris, pas të artës në Tokio 2020.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojërat Olimpike Paris 2024

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë

Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse.

Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër.

Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?