Fitoi medaljen e bronzit në “Paris 2024”, Laura Fazliu: Ia dedikoj të gjithë shqiptarëve

Kosova fiton medaljen e dytë në Lojërat “Paris 2024” dhe të pestën medalje olimpike në total. Pas medaljes së argjendtë nga Distria Krasniqi, më e fundit që u ngjit në podium ishte Laura Fazliu.

Ajo mposhti rivalen kroate, Katarina Kristo duke fituar bronzin. Për Laurën, kjo medalje erdhi si shpërblimi i punës 10 vjeçare, e stërvitur nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka.

“Është me të vërtetë një ndjenjë shumë e mirë, një emocion shumë i veçantë…Ka qenë ëndrra ime që të bëhem medaliste olimpike. Jam shumë e lumtur që gjithë ky mund, gjithë kjo sakrificë u shpërblye me medalje olimpike. Medaljen ia dedikoj krejt shqiptarëve, krejt Kosovës, familjes, klubit…”, tha Fazliu në intervistën pasi mori medaljen e bronzit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?