Fitoi “Topin e Artë”, Dembele: Tani dua edhe Botërorin me Francën!

Ousmane Dembélé është shpallur fitues i Topit të Artë 2025, duke hyrë në historinë e futbollit francez. Sulmuesi i PSG-së, me një sezon spektakolar arriti të bënte për vete trofeun e rëndësishëm duke pasur Rodrin.

Në podium, pas tij, u renditën adoleshenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal, që fitoi edhe çmimin e Lojtarit më të ri më të mirë, dhe portugezi Vitinha, gjithashtu pjesë e PSG-së. Një tjetër francez, Gianluigi Donnarumma (i natyralizuar), u pozicionua në vendin e 9-të dhe u shpall portieri më i mirë i sezonit.

Nga Serie A, Scott McTominay (Napoli) zuri vendin e 18-të, ndërsa interistët Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries përfunduan përkatësisht në vendin e 20-të dhe 25-të. Çmimin e trajnerit më të mirë e fitoi Luis Enrique.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 35 gola dhe 16 asistime në 53 ndeshje, ndër to 21 gola në Ligue 1 dhe 8 gola në Champions League (dy në finalen e fituar 5-0 kundër Interit), Dembélé ishte lideri absolut i PSG-së. Ai bëhet lojtari i gjashtë francez që fiton këtë trofe, pas Kopa, Platini, Papin, Zidane dhe Benzema. Me këtë sukses, Franca lë pas Italinë dhe Gjermaninë, duke u bërë kombi me më shumë fitues të ndryshëm të Topit të Artë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I emocionuar, sulmuesi francez tha: “Ajo që ndodhi është e jashtëzakonshme, nuk kam fjalë. Të marrësh këtë trofe nga Ronaldinho është një nder i madh. Falënderoj PSG-në që më besoi që në vitin 2023, presidentin Nasser që është si një baba për mua, trajnerin Luis Enrique që ka qenë thelbësor në karrierën time dhe gjithë shokët e skuadrës.”

Ai shtoi edhe një koment për kombëtaren franceze: “Faleminderit të gjithë shokëve me të cilët jam rritur dhe trajnerit Didier Deschamps për besimin. Shpresojmë të fitojmë Kupën e Botës për të.”

Me këtë triumf, Dembélé hyn mes legjendave të futbollit francez dhe ngjitet përfundimisht në majën e futbollit botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?