Fitoret e mëdha ndaj City-it dhe Arsenalit s’e bindin Roy Keane: Carrick nuk bën për United!

Pavarësisht nisjes mjaft pozitive të Michael Carrick në aventurën e tij të dytë në krye të stolit të Manchester United, debatet për të ardhmen e tij vazhdojnë. Carrick ka regjistruar dy fitore radhazi, 2-0 në derbin ndaj Manchester City dhe 3-2 në transfertë përballë Arsenalit, rezultate që kanë rikthyer optimizmin te tifozët e “Djajve të Kuq”.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ish-mesfushori anglez duhet të konfirmohet si trajner i përhershëm. Një nga zërat kritikë është Roy Keane, legjendë e Manchester United dhe aktualisht analist në Sky Sports Premier League.

Në analizën e tij pas ndeshjes ndaj Arsenalit, Keane theksoi se suksesi i momentit nuk mjafton për të justifikuar një kontratë afatgjatë për Carrickun. Sipas tij, klubi ka nevojë për një trajner me profil më të lartë dhe përvojë më të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe nëse Manchester United fiton çdo ndeshje deri në fund të sezonit, unë nuk mendoj se Carrick duhet të jetë trajneri i përhershëm. United ka nevojë për një trajner më të madh, më të provuar”, u shpreh Keane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?