Fitorja e Espanjolit kundër Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.

Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë. Kumbulla gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.

Ndërsa sot, mbrojtësu ka reaguar përmes një njoftimi në profilin e tij në “Instagram”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë.
Le të shkojmë”, shkruan Kumbulla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?