Fitorja e Shqipërisë, ja si e komentuan spanjollët dhe italianët

Fitorja e Kombëtares 2-0 me Lihtenshtejnin është pasqyruar edhe në mediat e huaja, veçanërisht në ato italiane dhe spanjolle si kundërshtare të kuqezinjve në Grupin G për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

“Shqipëria nuk gabon”, shkruan “Sportmediaset”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.

Po në Itali, “Corriere dello Sport” shkruan: “Fiton Shqipëria; Manxukiç show, 3 gola Kosovës”, duke i bërë vend edhe suksesit 6-0 të Kroacisë në “Loro Boriçi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse në Spanjë, e përditshmja “AS” ka si titull: “Shqipëria vazhdon me fitore duke dominuar grupin e Spanjës”. Më tej, zvicerania “Blick” nxjerr që në titull përfshirjen e Jahmir Hykës në golin e parë të kuqezinjve: “Shqipëria fiton me ndihmën e Hykës së Luzernës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?