Fitorja me Rumaninë/ Qeveria, 1 milion euro shpërblim kombëtares
Pas prezantimit dinjitoz të kombëtares në tre ndeshjet e kombëtares, Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i japë 1 milion euro shpërblim. Vendimi është publikuar sot nga Këshilli i Ministrave.
VENDIMI I QEVERISE
V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR SHPËRBLIMINE EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) eurosh, për shpërblimin e Ekipit Kombëtar të Futbollit.
- Kundërvlefta në lekë e këtij fondi t’i akordohet në formën e transfertës Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur sipas pikës 1, të këtij vendimi.
- Efektet financiare sipas pikës 1 të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.
- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KOHA JONË SONDAZH

