Fitorja ndaj Comos shoqërohet me dëmtim të dyfishtë te Juventusi

Juventusi fitoi me lehtësi në duelin e parë në kampionat ndaj Comos, por jo pa pasoja. Khephren Thuram dhe Timothy Weah dolën të dëmtuar dhe tashmë do të duhet të qëndrojnë të paktën disa ditë jashtë fushave.

“Pas problemeve muskulore të pësuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme, mëngjesin e sotëm Khephren Thuram dhe Timothy Weah iu nënshtruan testeve diagnostike në J|Medical, të cilat theksuan për të parin një dëmtim të pjesës së poshtme të këmbës së majtë, ndërkohë që për të dytin një dëmtim të bicepsin femoral në kofshën e djathtë”, shkruhet në njoftimin e bardhezinjve.

Nuk dihet ende kur do të rikthehen, por pas 10 ditësh do të ketë një ri kontroll për të parë situatën. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?