Fituan Champions League, Low grumbullon vetëm dy lojtarë të Bayernit te Gjermania

Mbrojtësi Niklas Sule dhe sulmuesi Leroy Sané janë të vetmit futbollistë të Bayern Munchen që janë përfshirë në listën e kombëtares gjermane për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Zvicrës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri Joachim Löw kishte bërë me dije se nuk do të grumbullonte shumicën e lojtarëve të ekipit kampion Evrope në fuqi pasi theksoi se atyre u duhet pushim.

Lista e të grumbulluarve:

Portierë – Oliver Baumann (Hoffenheim), Bernd Leno (Arsenal) dhe Kevin Trapp (Eintrach Frankfurt).

Mbrojtës – Mathias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Robin Gosens (Atalanta), Thilo Kehrer (PSG), Robin Koch (Freiburg), Antonio Rüdiger (Chelsea), Nico Schulz (Borussia Dortmund), Niklas Süle (Bayern) dhe Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Mesfushorë dhe sulmues: Julian Brandt dhe Emre Can (Borussia Dortmund), Julian Draxler (PSG), Ilkay Gündogan (Manchester City), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Toni Kroos (Real Madrid), Florian Neuhaus (Borussia Mönchengladbach), Leroy Sané (Bayern), Suat Serdar (Schalke), Luca Waldschmidt (Benfica) dhe Timo Werner (Chelsea).

SHKARKO APP