Fituan medalje bronzi në Lojërat Olimpike, ja shuma që do të përfitojnë dy mundësit nga shteti shqiptar

Shqipëria shkroi historinë në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa dy mundësit tanë fituan medaljet e bronzta, duke dhuruar emocione të forta dhe përfunduar kështu pritjen prej gati 50 vitesh të vendit tonë, për marrjen e një medaljeje.

Sipas legjislacionit shqiptar, bazuar në suksesin e arritur në Lojërat Olimpike të Parisit, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të përfitojnë secili nga 50 milionë lekë të vjetra, për medaljet e fituara në këtë eveniment.

Kujtojmë që shpërblimi për fitimin e medaljes së arit është në vlerën 100 milionë lekë, ndërsa për medaljen e argjendtë, 70 milionë lekë.

 

 

SHKARKO APP