Fituan sfidat e para: Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo synojnë kualifikimin në Conference League

Tri skuadrat shqiptare që përfaqësojnë vendin në raundin e dytë të UEFA Conference League do të zbresin në fushë nesër për ndeshjet e kthimit, me objektivin e qartë: kalimin në raundin tjetër. Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City vijnë pas fitoreve në sfidat e para dhe janë në pozicion shumë të favorshëm për të mbyllur me sukses këtë etapë.

Egnatia, që regjistroi një fitore mbresëlënëse 0-2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, do të luajë përballjen e kthimit në stadiumin “Arena Egnatia”. Ndeshja ndaj skuadrës bjelloruse do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me rrogozhinasit që synojnë të konfirmojnë formën e mirë dhe të sigurojnë historikisht kalimin në turin tjetër.

Dinamo City, pas suksesit 1-2 në Andorrë ndaj AC Escaldes, do të kërkojë të mbyllë kualifikimin para tifozëve të vet në “Elbasan Arena”. Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, dhe trajneri Daja shpreson në një tjetër paraqitje të qëndrueshme për të çuar skuadrën më tej në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vllaznia është e vetmja që do të luajë në transfertë, teksa do të përballet me Vikingur në Islandë. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë në “Loro Boriçi” dhe kërkojnë të ruajnë avantazhin për të vazhduar rrugëtimin europian. Ndeshja në Reykjavik do të nisë në orën 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të 3 ekipet shqiptare kanë në dorë fatin e tyre dhe janë vetëm një hap larg një suksesi tjetër në arenën ndërkombëtare.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo synojnë kualifikimin sot në Conference League

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?