Fituesi i “Këpucës së Artë” në Superiore merr ofertë nga Izraeli
Laçi me shumë mundësi në ditët në vijim do të humbasë golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Superiore. Kyrian Nwabueze mund të përfundojë në Izrael. Lajmi jepet nga mediat izraelite dhe ato qipriote me Nwabuezen që do të zëvendësojë Ben Sahar te Hapoel Beer Sheva, me këtë të fundit që do të transferohet në formë huazimi në Qipro te skuadra e Apoel Nicosias.
Drejtuesit e Hapoel Beer Shevas, e kanë parë nga afër Nwabuezen në përballjet direkte që kishin ndaj Laçit në Europa League sezonin e shkuar, me nigerianin që u shënoi edhe një gol dhe për këtë arsye duan ta marrin në skuadrën e tyre. Në këtë sezon të Superiores, Nwabueze shënoi 23 gola me kurbinasit duke mposhtur Vasil Shkurtajn në garën për “Këpucën e Artë”.