Fjalët e Koeman që bindën Messin për t’u larguar nga Barça
Leo Messi kërkon të largohet që tani nga Barcelona. Humbja 8-2 ndaj Bayern Munchen e zemëroi shumë argjentinasin dhe e vuri në dyshim të ardhmen e tij me katalanasit.
Sipas mediave argjentinase, ka qenë biseda me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, ajo që bindi përfundimisht Messin që të largohet.
Sipas “Ole”, holandezi i është drejtuar Messit me këto fjalë “Nuk ka më privilegje në ekip, duhet të bëjmë gjithçka për skuadrën. Do të jem strikt, duhet menduar vetëm për ekipin”. Nga këto fjalë, Messi vendosi që e ardhmja e tij tashmë të jetë larg Barcelonës.