Fjalët prekëse të portierit në spital: Po iki, shokët kanë nevojë për mua
Portieri i Chapecoense, Danilo ndërroi jetë në spital pasi i shpëtoi aksidentit në vendin e ngjarjes. Danilo raportohet se vdiq për shkak të një ataku kardiak, pasi bisedoi me gruan e tij. Ai sipas informacioneve te pakonfirmuara zyrtarisht ka përmendur shokët e skuadrës para se të ndahej nga jeta.
“Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për mua. Besoj se edhe atje lart ju duhet një portier”, besohet të ketë thënë Danilo.
Portieri në fjalë Danilo ishte hero për klubin e tij. Ai në gjysmëfinalen ndaj San Lorenzos ishte vendimtar për penalltitë duke bërë që të shkruhej historia për klubin e tij dhe të sigurohej udhëtimi në finale, i cili do të ishte fatal.
Danilo kishte një jetë shumë të shëndetshme, teksa shpesh herë hidhte foton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij të vogël,të cilit i mësoi dhe hapat e para në futboll
KOHA JONË SONDAZH

