Flamuri i Shqipërisë ndalohet në ndeshjen e Kosovës në “Loro Boriçi”?
Në përballjen Kosovë-Kroaci që do të luhet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës mund të ndalohet flamuri kombëtar shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga vet tekniku i Kosovës, Albert Bunjaki, që tha se flamujt e vendeve të treta mund të mos lejohen nga FIFA.
“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh trajneri Bunjaki.
Flamuri kuqezi u ndalua gjithashtu në ndeshjen e parë debutuese që Kosova zhvilloi ndaj Finlandës.
KOHA JONË SONDAZH

