Flamuri shqiptar dhe koret për Kosovën, tifozët serbë pushtojnë fushën e prishin miqësoren (VIDEO)
Miqësorja mes Brescias dhe Vojvodinës, është ndërprerë për shkak të sjelljes skandaloze të tifozëve serb. Gjithçka kishte nisur mirë në testin miqësor që skuadra e drejtuar në fushë nga Mario Balotelli po zhvillonte kundër serbëve, ku të dy skuadrat kishin dalë në fushë me një fanellë ku shkruhej “Forca Sinisa”, për t’i dhënë mbështetje trajnerit serb të Bologna-s, Mihajlovic, i cili po lufton me leuçeminë.
Mediat italiane shkruajnë se ndeshja është ndërprerë në minutën e 7-të të pjesës së dytë, të cilët donin të përballeshin me një grup tifozësh që mbanin një flamur shqiptar në cepin tjetër të fushës dhe lëshonin kore pro Kosovës.
Duke e konsideruar një provokim, tifozët e Vojvodinës kanë hyrë në fushë dhe i janë drejtuar pjesës së tifozëve vendas, por fatmirësisht përleshja është shmangur. Megjithatë, ndeshja është ndërprerë pasi lojtarët e Brescia-s nuk kanë dashur më të zbresin në fushën e lojës.


KOHA JONË SONDAZH

