Flamurtari dhe Vora ndahen në barazim
Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e fundit për javën e 13-të të Superiores. Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Todoroski në minutën e 34-t.
Reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Kasallën që vendosi baraspeshën në minutën e 40-të. Në fraksionin e dytë, Flamurtari ishte më kërkues për golin e fitores, por dështoi në tentativat drejt portës.
Dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë. Me këtë barazim, Flamurtari mban vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e gjashtë me 5 pikë më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

