Flamurtari inauguron stadiumin me humbje ndaj Egnatias, Vllaznia mund Vorën

Flamurtari nuk ia doli të festonte në mënyrën më të mirë hapjen e stadiumit të rinovuar, pasi u mposht 2-1 nga Egnatia në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Miqtë nga Rrogozhina kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Albaneses nga pika e bardhë. Në minutën e 83-të, vlonjatët gjetën barazimin me Todoroskin, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak: vetëm pak çaste më vonë, Leo Melo realizoi golin e fitores për Egnatian.

Me këtë sukses, rrogozhinasit ngjiten në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në zonën e ftohtë të tabelës, me vetëm dy pikë në pesë javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër të ditës, Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Vorës në “Loro Boriçi”. Balaj shënoi i pari nga penalltia në minutën e 27-të, ndërsa Murataj vulosi rezultatin në pjesën e dytë. Portieri Pohls u kthye në mur për shkodranët, duke bërë disa pritje vendimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky trepikësh e ngjit Vllazninë në vendin e dytë me 10 pikë, teksa Vora bie në vendin e pestë me shtatë pikë.

Vllaznia - Vora 2 - 0 | Highlights | Java e pestë, Kategoria "Abissnet Superiore 2025-2026"
Flamurtari - Egnatia 1 - 2 | Highlights | Java e pestë, Kategoria "Abissnet Superiore 2025-2026"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?