Flamurtari mbyll me fitore fazën përgatitore

Flamurtari e mbylli me fitore minifazën përgatitore të dimrit në Antalya. Skuadra vlonjate mposhti me rezultatin 1-0 kazakët e Aktobes në miqësoren e dytë të zhvilluar në tokën turke. Sfida mes Flamurtarit dhe Aktobes u vendos nga një gol i realizuar nga sulmuesi brazilian Danilo Alvesh në pjesën e dytë. Kjo ndeshje i shërbeu kuqezinjëve edhe si një provë për takimin e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut, me trajnerin Mezani që hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Në fraksionin e dytë loja e Flamurtarit erdhi në rritje, madje skuadrës vlonjate iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Kjo ishte miqësorja e dytë e Flamurtarit  në Antalya pasi sfidën e parë kuqezinjtë e humbën me shifrat 2-0 ndaj skuadrës tjetër kazake të Tobol. Në prononcimin e tij për “Supersport” në përfundim të miqësores ndaj Aktobes, trajneri Gentian Mezani i bëri një analizë minifazës përgatitore të dimrit.

” Unë do të thosha që kemi bërë një fazë përgatitore të kënaqshme. Jemi stërvitur mirë këto dhe 10 ditë dhe normalisht është diçka pozitive ta mbyllësh me fitore këtë minifazë përgatitore, pasi sot luajtëm mirë. Edhe në ndeshjen e parë u paraqitëm mirë por humbëm. Jam i kënaqur sepse djemtë kanë punuar mirë dhe shpresojmë që të marrim sa më shumë rezultate pozitive në kampionat”.

Trajneri i Flamurtarit mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në sfidën ndaj Aktobes, takim në të cilin Mezani aktivizoi lojtarët që pritet të luajnë edhe ndaj Skënberbeut në sfidën e parë të kampionatit për vitin 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Sot kam marrë përgjigje nga lojtarët që luajtën sepse ky është një test për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut. Sot aktivizova për më shumë minuta futbollistët që do të luajnë ndaj skuadrës korçare në ndeshjen e parë të fazës së tretë. Në mbrojtje provova disa lojtarë të rinj sepse kemi probleme për shkak të dëmtimeve dhe mora sinjale pozitive”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm 1 afrim zyrtar ka bërë Flamurtari deri tani atë të mbrojtësit Jakovljevic, por merkatoja e skuadrës vlonjate nuk mund të konsiderohet përfundimisht e mbyllur.

” Kemi bërë vetëm 1 afrim Ivan Jakovlejvic,  sot kemi provuar në ndeshje dhe një talent të ri si Haxhi Neziraj. Mendoj se merkato nuk është e mbyllur për Flamurtarin pasi do të përpiqemi të përforcojmë akoma skuadrën”.

Objektivi i Flamurtarit në këtë sezon është të vazhdojë të bëjë lojëra të mira dhe të ketë rezultate sa të mira. Sipas Mezanit cilësitë nuk i mungojnë këtij Flamurtari, por skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë.

”Shpresoj që edhe në fazën e tretë të vazhdojmë me ritmin e fazës së dytë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, dhe të luajmë ndeshje të mira si në 2 muajt e fundit të vitit të kaluar. Kjo skuadër të kënaq me lojë, por duhet të marrim edhe rezultatet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?