Flamurtari përgatitet për stërvitjet, dezinfektohet stadiumi i Vlorës

Flamurtari ka dezinfektuar këtë të diel ambientet e stadiumit të tij për të qenë gati për rifillimin e stërvitjes që gjithçka të jetë brenda rregullave të parashikuara nga protokolli i sigurisë, pas miratimit që dha ministria e shëndetësisë për nisjen e stërvitjes kolektive në ambiente të hapura.

Gjatë kësaj të diele janë dezinfektuar të gjitha ambientet e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës duke nisur nga zyra e presidentit, ambientet e zyrtarë të klubit, dhomat e zhveshjes, koridoret, por njëkohësisht dhe dushet e impiantit.

Dezinfektimi i stadiumit është një prej kushteve që duhet të ndërmarrë çdo klub i Superiores përpara rifillimit të sezonit futbollistik në vend që është parashikuar të startojë më datë 3 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dezinfektimi i stadiumit të Vlorës vjen menjëherë pas kryerjes së të njëjtës procedurë dhe nga ekipi i Tiranës, rreth 24 orë më parë të njëjtin protokoll sigurie e zbatoi si në stadiumin “Selman Stërmasi” gjithashtu dhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?