Flick: Nuk festoj që evituam PSG, Newcastle ekip i vështirë!
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar shortin e Nyon dhe momentin aktual të skuadrës katalanase, duke theksuar se në këtë fazë të sezonit nuk ekzistojnë kundërshtarë të lehtë.
Tekniku gjerman u shpreh se nuk ka vend për entuziazëm të parakohshëm, pavarësisht shmangies së disa rivalëve të fortë në short. Sipas tij, çdo ndeshje ka rëndësi maksimale dhe çdo ekip që ka arritur deri në këtë pikë synon finalen.
“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk festoj që nuk përballemi me PSG, duhet respektuar kundërshtari. Të gjithë duan të arrijnë finalen, edhe Newcastle dëshiron ta fitojë Champions-in. Të gjithë rivalët janë të vështirë.
Të gjitha ekipet kanë probleme, edhe ne duhet t’i menaxhojmë. Kemi shumë cilësi në skuadër dhe opsione të ndryshme për të luajtur. E shoh si një mundësi që lojtarë të tjerë të kenë shansin e tyre, fokusohemi tek ata që kemi në dispozicion.
KOHA JONË SONDAZH

