Florian Marku tregon vështirësitë e fillimit të karrierës në boks: Ja si më mashtruan kur shkova në Britani

Boksieri Florian Marku është nderuar sot në Kryeministri, ku u prit me ceremoni të veçantë nga kreu i qeverisë Edi Rama.

 

Marku ka rrëfyer fillimet e vështira të karrierës së tij. Ai tha se ka qenë së bashku me familjen në Selanik të Greqisë, ku dhe ka nisur stërvitjet.

Florian Marku u shpreh se fillimisht është stërvitur në kick boks Greiq, sepse ishte pa letra. Marku rrëfeu se ka qenë një ëndërr e tij që të shkojë në Britaninë e Madhe, një vend që gjithmonë kishte pasur dëshirë të shkonte.

Marku tregoi sesi një prej promotorëve e kishte gënjyer, duke i thënë se do të kishte gati në Britaninë e Madhe palestrën, vend ku do të stërvitej, mjafton që të shkonte, por se më pas zbuloi se çdo ishte një mashtrim.

Ai shtoi se pavarësisht peripecive dhe vështirësive, me mund e përpjekje ia ka dalë të ketë sukses edhe ndërkombëtar. Florian Marku deklaroi se nuk e ka hedhur kurrë flamurin shqiptar, edhe pse ka pasur oferta për të garuar për shtete të tjera.

Faleminderit kryeministrit, kryebashkiakut, faleminderit dhe Taulant Ballës që na ka përkrahur. Kjo është ëndërr që është bërë realitet, gjithë Shqipëria që më sheh mua është emocion, nuk di çfarë të them. Në karrierën time kam qenë realist e do ngelem ashtu. Kam lindur në Lushnjë dhe 7 vjeç kemi ikur me familjen në Selanik, hyra në boks, unë nuk vij nga një familje e pasur, të dy prindërit e mi kanë punuar, por kam qenë i vogël, i kam thënë nënës që kur të rritem nuk do të punosh më kurrë. Ja kam dedikuar jetën këtij sporti. U bëra shumë herë kampion Greqie, s’e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar.

Në kick boks kam pasur karrierë shumë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë. Kam qenë në Greqi pa letra, në Angli kam shkuar rastësisht, nga një promotor që na gënjeu. Më thanë kur të vish do kesh palestër, do të kesh çdo gjë e ne nuk gjetëm asgjë. Por, e kisha ëndërr që të boksojë në Angli dhe ishte fat që të ndodhesha atje. Në fillim askush nuk më besonte, por më vonë suksesi erdhi me punë e sakrifica. Shqiptarët nuk më kanë zhgënjyer kurrë, e kanë mbushur sallën plot kudo që jam ndeshur”, deklaroi Florian Marku.

SHKARKO APP