Foda: Turqia kundërshtar i fortë, duhet të shmangim gabimet ndaj tyre!

Kosova arriti një fitore dramatike 3-4 ndaj Sllovakia, në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupa e Botës 2026. “Dardanët” hodhën një hap të madh drejt ëndrrës historike, duke siguruar finalen vendimtare.

Ndeshja dhuroi emocione të shumta dhe shtatë gola, duke mbajtur tifozët në tension deri në sekondat e fundit. Kosova u shfaq e rrezikshme në sulm dhe efikase në tranzicion, duke realizuar katër herë në portën kundërshtare, por njëkohësisht tregoi edhe dobësi në mbrojtje. Pas përfundimit të takimit, trajneri Franco Foda vlerësoi paraqitjen e skuadrës, por nuk fshehu shqetësimin për golat e pësuar.

“Ka qenë një ndeshje fantastike për tifozët, me shumë gola dhe ritëm të lartë. Jam krenar për ekipin që arriti të shënojë katër gola, për posedimin dhe mënyrën si dolëm në tranzicion. Megjithatë, pranuam tre gola dhe dy prej tyre erdhën nga goditjet e lira. Duhet të analizojmë këto gabime, sepse jo gjithmonë mund të fitojmë duke shënuar kaq shumë,” u shpreh tekniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, Kosova do të përballet me Turqia më 31 mars në Prishtinë, në finalen që vendos kualifikimin për në Botëror. Trajneri kërkon më shumë përqendrim dhe maturi nga lojtarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E dimë që Turqia është një kundërshtar shumë i fortë, me futbollistë cilësorë. E kuptoj entuziazmin e tifozëve tanë, por në këtë ndeshje duhet të jemi më të qetë dhe të shmangim gabimet që bëmë sonte,” përfundoi ai.

Fitore e madhe në transfertë, por puna për Kosovën nuk ka përfunduar ende. Ndeshja në Prishtinë pritet të jetë vendimtare për një kapitull historik të futbollit kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?