Fonseca: Me ardhjen e Fofana merkato e Milanit është e mbyllur në blerje
“Me ardhjen e Fofanës merkato është mbyllur për sa i përket afrimeve, duhet të bëjmë disa dalje sepse kemi shumë lojtarë dhe nuk është e lehtë të punohet me kaq shumë lojtarë”.
Kështu është shprehur trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, në një konferencë për shtyp në prag të debutimit në kampionat kundër Torinos.
“Natyrisht nuk është sekret që jam i kënaqur me blerjen e tij (Fofana).
Rivalët për titull? Interi ka qenë shumë i fortë në dy vitet e fundit. Ka edhe të tjerë që mund të luftojnë si Napoli, Juventus dhe Atalanta. Interi është i fortë. Ata kanë të njëjtët lojtarë si vitet e fundit, besojmë se mund të luftojmë për kampionatin”, shtoi trajneri i kuqezinjve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

