Fonseca: Ndaj Parmës do të luajë Okafor, blerjet e reja duan kohë të adaptohen me lojën
Trajneri i Milan-it, Fonseca, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që kuqezinjtë do të luajnë nesër kundër Parma-s në “Tardini”. Me mungesën e Morata-s për shkak dëmtimi, trajneri ka zbuluar se kush do ta zëvendësojë.
“Kundër Parma-s do të luajë Okafor, mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe. Duam të bëjmë presing të lartë ndryshe nga sa kemi bërë kundër Torino-s; dhe Okafor ka dhënë përgjigje të mira gjatë javës në lidhje me këtë. Jovic do të jetë i dobishëm në vazhdim të ndeshjes.
Prurjet e reja? Pavlovic nga minuta e parë është një mundësi. Fofana dhe Emerson kanë ardhur më mbrapa, për më tepër duhet akoma të kuptojnë lojën tonë dhe kanë nevojë për pak më shumë kohë”, tha Fonseca.
KOHA JONË SONDAZH

