“Forbes” zbulon 10 futbollistët që kanë fituar më shumë në vitin e fundit, Messi mund Ronaldon
Revista amerikane e biznesit “Forbes” ka publikuar listën me 10 futbollistët që kanë fituar më shumë gjatë një viti kalendarik, ku përfshihen jo vetëm pagat nga klubet, por edhe të ardhurat nga sponsorë të tjerë.
Lista kryesohet nga ylli argjentinas Lionel Messi, që ka arkëtuar rreth 107 milionë euro brenda një viti kalendarik, teksa pak më shumë se gjysmën e kësaj shifre e merr si pagë vjetore nga klubi i Barcelonës.
I dyti në listë është ylli portugez Cristiano Ronaldo me 98 milionë euro të ardhura vjetore, nga të cilat 1/3-a është pagë e marrë te klubi i Juventusit, ndërsa pjesa tjetër janë të ardhura nga sponsorët, të cilët CR7 i ka me shumicë.
Podiumi plotësohet nga braziliani Neymar, i cili arkëton rreth 80 milionë euro në vit, ndërsa në listë janë bërë pjesë edhe sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski e portieri spanjoll David De Gea.
World’s highest paid football players in 2020:
Lionel Messi – $126 million
Cristiano Ronaldo – $117 million
Neymar Jr. – $96 million
Kylian Mbappe – $42 million
Mohamed Salah – $37 million(via Forbes) pic.twitter.com/R72BeHaikQ
— ESPN FC (@ESPNFC) September 14, 2020