Formacionet/ Santos ul në stol Ronaldon dhe Cancelon, Maroku kërkon surprizën

Marok-Portugali është çerekfinalja e tretë në Kupën e Botës. Kombëtarja afrikane pasi eliminoi Spanjën, synon surprizën edhe përballë portugezëve.

Trajneri Fernando Santos i Portugalisë, ka ulur sërish në stol Cristiano Ronaldon, ndërsa aktivizohet heroi i ndeshjes ndaj Zvicrës, Goncalo Ramos.

Titullar për luzitanët është edhe Bernardo Silva, Bruno Fernandes apo Dalot , ndërkohë që Cancelo do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, trajneri Regregui hedh në fushë më të mirët me En-Nesyri, Hakimi, Ziyech, Amrabat apo Boufal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?