FORMACIONET/ Shqipëria kërkon fitoren jetike ndaj Izraelit, Reja i beson sërish skemës 3-5-2
Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga ndeshja e Shqipërisë kundër Izraelit në transfertë, janë zbuluar dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Kombëtarja jonë kërkon një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup. Trajneri Edi Reja ka konfirmuar skemën 3-5-2, ndryshe nga sa ishte parashikuar, të paktën sipas paraqitjes së bërë nga UEFA.
Në portë është Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit dhe Balliut.
Mesfusha është e mbipopulluar me Hysajn që mbështet Gjasulën, Lacin dhe Abrashin. Asllani ndërkohë do të mbështesë dyshen Cikallehsi dhe Broja.
Nëse kuqezinjtë tonë marrin një fitore sonte, atëhherë do të kenë gjithçka në dorë në sfidën e fundit kundër Islandës më 27 shtator në “Air Albania”.

KOHA JONË SONDAZH

