Formacionet zyrtare/ Franca dhe Kroacia me asnjë surprizë në finalen e madhe
Sot në orën 17:00, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë. Skuadra e Deschamps vjen në këtë ndeshje pas një ecurie shumë të mirë dhe do të kërkojë që të fitojë e dytë kampion të botës pas atij të vitit 1998.
Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve, me Francën që është në avantazh, pasi nuk është mposhtur asnjëherë, ka arritur 3 fitore dhe dy barazime. Precedenti më i fundit që nuk mund të harrohet është ai i gjysmëfinales së Botërorit “France ’98”, kur kroatët kaluan në avantazh me golin e Davor Suker, por Lilian Thuram do të përmbyste gjithçka në favor të “bluve”.
Sa u përket formacioneve të mundshme, Daliç do të zbresë me skemën 4-2-3-1, me Subasiç në portë; Vrsaljko, Lovren, Vida dhe Striniç në mbrojtje; Rakitiç dhe Brozoviç në mesfushë të tërhequr; si dhe treshen Rebiç-Modriç-Perisiç pas shpinës së sulmuesit të vetëm, Mandzukiç.
Në krahun tjetër, Franca e Deschamps do të kundërpërgjigjet me Lloris në portë; Pavard, Varane, Umtiti dhe Hernandez në mbrojtje; Pogba e Kante të tërhequr në mesfushë; si dhe Mbappe-Griezmann-Matuidi pas sulmuesit të vetëm Giroud.

KOHA JONË SONDAZH

