Formacionet zyrtare/ Kroacia me një ndryshim, Brazili përgjigjet me “armatim të rëndë”
Më në fund vjen momenti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës, pas dy ditëve pushim. Kroacia dhe Brazil do të luajnë duelin mes tyre, në kërkim të biletës së parë për në gjysmëfinale. Selecao është ndjeshëm e favorizuar, ndërkohë që ekipi ballkanas do tentojë surprizën.
Brozovic-Modric dhe Kovacvic formojnë trinomin e mesfushës te kroatët, ndërkohë që Perisic dhe Pasalic do të mbështesin Kramaric.
Në krahun tjetër, Casemiro do formojë “digën” para mbrojtjes, ndërkohë që Neymar dhe Paqueta do mbështesin treshen sulmuese të formuar nga Raphinha, Vinicius Junior dhe Richarlison.