Formacionet zyrtare/ Maroku sfidon Spanjën, Enrique e nis pa sulmues të deklaruar

Pas pak minutash në Kupën e Botës do të luhet dueli mes Marokut dhe Spanjës, i vlefshëm për një biletë për në çerekfinalet e Kupë së Botës.

Maroku do të luajë me skemën 4-1-2-3. En Nesyri do të jetë na majën e sulmit, i mbështetur nga Ziyech dhe Boufal. Amrabat do të vendoset para mbrojtjes.

Spanja në krahun tjetër do të luajë me vendosjen e zakonshme 4-1-2-3. Gavi dhe Pedro do mbështeten nga eksperienca e Busquets në mesfushë, ndërkohë që në fazën e avancuar nuk do të ketë asnjë sulmues të pastër. Ferran Torres, Asensio dhe Olmo do formojnë trinomin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?