Formacionet zyrtare/ Strakosha sfidon Ronaldon dhe Dybala-n

Lazio-Juventus është super ndeshja e mbrëmjes së sotme në Seria A. Bardhekaltrit do të përpiqen që të shfrytëzojnë formën shumë të mirë që kanë për të ndalur bardhezinjtë.

 

Portieri Strakosha si gjithmonë do të jetë titullar, teksa misioni për të mbajtur portën e paprekur nuk do të jetë aspak e thjeshtë duke marrë në konsideratë faktin që Juventusi do të luajë me dyshen Ronaldo-Dybala në sulm, të mbështetur nga Bernandeschi.

Immobile dhe Correa do të formojnë dyshen e sulmit të Lazios, teksa janë dy nga sulmuesit më në formë.

SHKARKO APP