Formacionet zyrtare të Juve-Roma/ Thiago Motta i lë yjet në stol, De Rossi lë jashtë Dybala-n
Juventusi i Thiago Motta-s kërkon të vijojë rrugëtimin perfekt në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme do të ketë provën e parë të vështirë. Përballë është Roma e De Rosssit, që në fakt nuk është se po kalon një moment shumë pozitiv.
Motta ka përzgjedhur dhe 11-shen titullare, ku bie në sy fakti se ka zgjedhur të njëjtën formacion si ndaj Veronës, duke i besuar dy të rinjve Savona dhe Mbangula. Blerjet e reja do ta nisin nga stoli, teksa shpresojnë të kenë minuta në vijim.
De Rossi ndërkohë ka lënë në stol Dybala-n, duke preferuar që nga minuta e parë të luajë Soule, ndërkohë që do të formojë dyshen me Saelemaekers për të mbështetur Dovbyk. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

