Formacionet zyrtare/ Tirana luan me Muçin në sulm përballë Dinamos së Tbilisit

Tirana do të luajë sot në orën 19:00 ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve me Dinamo Tbilisin. Te bardheblutë mungesa të rëndësishme janë Hoxhollari dhe Ngoo.

Në portë do të jetë si gjithmonë Ilion Lika. Në mbrojtje Ismailgeci në të majtë dhe Tosevski në të djathtë, ndërkohë që në qendër do të luajnë Najdovski dhe Vangjeli. Para tyre do të vendoset kapiteni Batha dhe Celhaka, ndërkohë që Cobbina, Torassa dhe Pereira Gomes do të mbështesin Muçin të vetëm të avancuar.

Në krahun tjetër vendasit luajnë më një formacion shumë sulmues 4-3-3. Teksa kualifikimi do të vendoset brenda kësaj ndeshje dhe nuk do të ketë duel kthimit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP