Formacioni i javës në Champions League/ Në të janë dhe Kane e Vlahovic
Champions League mbylli javën dhe sipas vlerësimeve të SofaScore, janë përzgjedhur lojtarët më të spikatur që kanë formuar “Team of the Ëeek”.
Në portë, me notën më të lartë të javës, ndodhet Gerónimo Rulli i Marseille (9.7), i cili me pritjet e tij spektakolare u kthye në mur të pakalueshëm.
Mbrojtja përbëhet nga katër emra të mëdhenj:
Nuno Mendes (PSG – 9.0), i shpejtë dhe i rrezikshëm në krah.
Virgil van Dijk (Liverpool – 9.1), lider i padiskutuar në qendër.
Marquinhos (PSG – 9.1), i fortë dhe i saktë si gjithmonë.
Marcos Llorente (Atletico Madrid – 8.9), që shkëlqeu me dy gola të shënuar.
Mesfusha dominohet nga lojtarë që bënë diferencën:
Lukáš Provod (Slavia Prague – 9.0), me një performancë të shkëlqyer.
Hans Vanaken (Club Brugge – 9.3), i papërtueshëm në qendër.
Francisco Trincão (Sporting – 9.7), njeriu i ndeshjes me gola dhe asistime vendimtare.
Mohamed Salah (Liverpool – 9.2), që vazhdon të tregojë formë të lartë në Europë.
Sulmi është një dyshe “zjarri”:
Harry Kane (Bayern – 9.4), që po tregon instinkt të pastër gjuajtësi në Champions.
Dusan Vlahovic (Juventus – 9.6), i cili me golat dhe lojën e tij është kthyer në protagonist absolut të bardhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

