Formacioni më i mirë i javës së 26-të në “Abissnet Superiore”

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është përzgjedhur Roberts Ozols (Bylis).

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë David Atanaskoski (Partizani), Bruno Lulaj (AF Elbasani), Aurel Marku (Bylis) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë janë përfshirë Xhoele Maçolli (Teuta), Roëan Human (Partizani) dhe Valentino Murataj (Partizani), ndërsa në rolin e organizatorit është përzgjedhur Dejvi Bregu (Dinamo City).

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy sulmuesit e formacionit janë Charles Bismark (Vllaznia) dhe Erald Maksuti (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës së 26-të është përzgjedhur Oltijon Kërnaja i Partizanit, pas fitores së skuadrës së tij ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?