Formacioni me yjet që rrezikojnë shumë pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Kur mbetet edhe një muaj nga starti i Kupës së Botës në Katar, për fatin e keq kemi mësuar dhe mungesën e disa yjeve të njohur për shkaqe dëmtimesh. Mediat ndërkombëtare kanë harruar një listë me futbollistët që janë konfirmuar që do të mungojnë.
Në portë është Musso, ndërsa Lucas Hernandez, Araujo, Kimpembe e Oyarzabal repartin e mbrojtjes. Holanda nuk do të ketë të gatshëm në mesfushë Gini Wijnaldum, që pritet të kthehet pas muajit janar.
N’Golo Kante thuajse e ka humbur Botërorin me Francën ndërkohë që shanse të mëdha ka dhe Dani Olmo.
Tek Argjentina rrezikojnë Angel Di Maria dhe Paulo Dybala, ndërsa te Portugalia, Diogo Jota. Nëse do të konfirmohen, atëherë do të jetë një formacion i tërë me yje që s’do kenë shansin për të ndihmuar kombëtaret e tyre.