Formacioni zyrtar/ Beteja për fitore ndaj Serbisë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm
Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida Serbi-Shqipëri në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe formacionin kuqezi. Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.
Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

KOHA JONË SONDAZH


