Formula 1/ Verstappen triumfon në Baku, Russell dhe Sainz në podium
Max Verstappen arriti fitoren e katërt sezonale duke u ngjitur sërish në shkallën më të lartë të podiumit pas Suzukës, Imolas dhe Monzës. Holandezi dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas një George Russell shumë solid me Mercedes dhe një Carlos Sainz të shkëlqyer, i cili u nis nga rreshti i parë me Williams.
Mercedes u ndal menjëherë pas podiumit me Andrea Kimi Antonelli, që rikthehet në formë tre muaj pas vendit të tretë në Montreal. Shkëlqeu edhe Liam Lawson me Racing Bulls, duke mbyllur në vendin e pestë.
Një garë e mbyllur pa pikë për kryesuesin e botërorit, australianin Oscar Piastri me McLaren, që u aksidentua që në xhiron e parë. Lando Norris përfitoi pjesërisht, duke mbyllur i shtati pas Yuki Tsunodës (Red Bull) dhe përpara dy Ferrarive zhgënjyese të Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, të nisur nga mesi i renditjes.
Në fund, Hamilton tentoi t’i kthente pozicionin e marrë më herët shokut të skuadrës, por manovra nuk u realizua me sukses.
KOHA JONË SONDAZH

