FOTO/ Ankth për Agueron, shkatërron në aksident automjetin 150 mijë paund

Frikë dhe ankth për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero. Bomberi i kampionëve në fuqi të Premier League është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për fatin e tij të mirë ka kaluar pa pasoja serioze.

Makina e tij, tip “Range Rover” është përplasur me një tjetër automjet gjatë rrugës së Aguero drejt fushës stërvitore për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Crystal Palace.

Automjeti, që kap vlerën e 150 mijë paund pësoi një dëmtim serioz në gomën e përparme, e cila është shkatërruar plotësisht. Kjo nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident automobilistik. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dy vite më parë në Holandë, me sulmuesin që fatmirësisht ishte i pajisur me rrip sigurime, e për pasojë theu dy brinjë.

Argjentinasi nuk ishte i grumbulluar për detyrat ndërkombëtare me Albiceleste, pasi vuante një dëmtim në këmbë. Këto dy javë, ai i ka shfrytëzuar për të qënë i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave ndaj Palace, takim që pritet ta nisë nga minuta e parë.

SHKARKO APP