FOTO/ Humbje në miqësoren e parë, Tirana mundet në Antalja

Sipas njoftimit të klubit në “Facebook”, skuadra e Mirel Josës bëri një ndeshje të mirë, por shtylla dhe portieri kundërshtar i mohuan golin në tre raste.

Ndërkohë, kundërshtarët shfrytëzuan mundësitë e krijuara duke ndëshkuar bardheblutë në minutat 73’ dhe 82’.

Të padisponueshëm për arsye dëmtimi ishin mesfushori Dorian Kërçiku dhe mbrojtësi Gentian Muça, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi moldav Petru Leuka, i cili është në provë.

Tirana e nisi lojën me këtë formacion: Bakaj; Turtulli, Domgjoni, Deliaj, Hoxhallari; Daja, Karabeci, G. Lika; Halili, Romuald, Ede. U aktivizuan: Nuriu, Peci, Leuka, Akua, Teqja, Bajrami.

Provën e radhës skuadra kryeqytetase do ta ketë më 15 janar përballë Tobolit po nga Kazakistani./panoramasport
KOHA JONË SONDAZH

