FOTO/ Kalon me sukses edhe testet mjekësore, Zhegrova zyrtarizohet lojtari i ri i Juventusit

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar me shqiptarin e Kosovës.

“Zonja e Vjetër” do të paguajë 20-25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lille, ndërkohë që Zhegrova prej kohësh kishte arritur marrëveshjen personale me gjigantin italian. 26-vjeçari Edon Zhegrova, me francezët e Lille ka luajtur 107 ndeshje duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 18 asist.

Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin duke thënë: “Me këmbë të mbarë”. Tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?